Komuna synon 11 hektarë të AKP-së për varrezat e reja të Gjilanit

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Lokacioni për varrezat e reja të qytetit për Komunën e Gjilanit ende nuk është caktuar.

Komuna po synon që ato të jenë në pronat shoqërore, të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në një sipërfaqe prej 11 hektarëve tokë në fshatin Velekincë. Qeveria e Kosovës me një vendim pronën shoqërore e kishte bartur në pronësi të komunës, mirëpo vendimi më vonë ishte pezulluar.

AKP-ja ka udhëzuar Komunën e Gjilanit që kërkesën për lokacion të varrezave ta drejtojë në Qeverinë e Kosovës, e cila duhet ta bëjë shpronësimin e 11 hektarëve tokë.

Zëdhënësi në AKP-së, Yll Kaloshi, ka thënë se menaxhmenti është duke zhvilluar takime me kryetarët e komunave me qëllim të sqarimit rreth procedurave, të cilat duhet të ndiqen për prona të caktuara, të cilat janë nën menaxhim të AKP-së, mirëpo që komunat i konsiderojnë se përbëjnë interes publik.

Ai ka thënë se komunat për prona të caktuara duhet të bëjnë kërkesë në Qeveri, e cila edhe ka të drejtën që të bëjë shpronësimet dhe mjetet të derdhen në xhirollogari të AKP-së.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme