Deçani, Klina, Banja, Shtimja, Hani i Elezit e Zveçani janë komunat që atkualisht kanë zero raste aktive me koronavirus.
Në këto komuna janë shëruar të gjithë të infektuarit me COVID-19.
Sipas hartës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 20 mijë e 206 raste.
Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive, gjithsej 296. Vushtrria renditet e dyta me 292 raste ndërsa pas saj Prizreni me 194 raste pozitive.
Në anën tjetër, 6 komuna të Kosovës kanë shënuar më pak se 10 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë.
Në Kaçanik janë infektuar gjithsej 9 persona, në Han të Elezit 7, në Klinë 5 persona, në Deçan 3 të tjerë, ndërsa në Kllokot e Partesh u infektua vetëm nga 1 person.