Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Pagesat e komunave për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025 kanë shënuar rritje prej 47% krahasuar me vitin 2024.

Sipas Instituti GAP, komunat për vitin e kaluar kanë paguar 126.6 milionë euro.

Sipas GAP këto obligime gjyqësore dhe përmbarimore vijnë nga Kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, vendimi qeveritar i 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim . Kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë ,vonesa në pagesa ndaj furnitorëve,projekte kapitale të dështuara.

Komunat me rritjen më të madhe të pagesave sipas GAP

Prishtina: 10.6M€ → 45.7M€ (+332%) , Leposaviq: 168K€ → 707K€ (+319%), Mamushë: 51K€ → 179K€ (+249%) , Ferizaj: 3.3M€ → 8.2M€ (+153%) , Prizren: 5.6M€ → 12.7M€ (+128%)

Disa komuna arritën të ulin pagesat: Peja -66%, Fushë Kosova -41% , Dragashi -55%.

Të ngjashme