Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për formimin e Qeverisë së re nga Komuniteti i Donatorëve Kryesorë në Kosovë.
Duke qenë donatorët kryesorë, ata kanë deklaruar se do të punojnë intensivisht me qeverinë në prioritetet e përbashkëta zhvillimore, të cilat do të çojnë drejt një cilësie më të mirë të jetës për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në këtë drejtim, ata kanë kërkuar vëmendjen e Qeverisë për nevojën për një koordinim të strukturuar të donatorëve.
i donatorëve nga ana juaj është thelbësor për t’i përdorur burimet e pakta në një mënyrë optimale dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë përpjekje, thuhet në urimin dërguar kryeministrit Kurti. Në lidhje me sektorët e veçantë, donatorët kanë spikatur gjashtë sektorët që sipas tyre kanë nevoja kritike dhe progresi mund të jetë vërtet transformues. Këta sektorë janë (1) sundimi i ligjit; (2) shëndetësia, përfshirë menaxhimin e krizës me COVID; (3) zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm ekonomik, përfshirë zhvillimin e sektorit privat; (4) mjedisi, siguria e energjisë së qëndrueshme dhe menaxhimi i ujit/mbeturinave; (5) administrata publike; dhe (6) arsimi. Lufta kundër korrupsionit, gjithëpërfshirja, duke përfshirë barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, janë tema ndërsektoriale në ndihmën e donatorëve”, thuhet në njoftim.
Më poshtë janë nënshkruesit e urimit:
SH.T. z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së Z. Luigi Brusa, Shef i Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
SH.T. z. Philip S. Kosnett, Ambasada e Shteteve të Bashkuara
Znj. Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID/Kosovë)
SH.T. z. Jörn Rohde, Ambasada e Gjermanisë
Znj. Vera Baumann, Sekretare e Parë, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Gjermanisë
SH.S. znj. Karin Hernmarck, Ambasada e Suedisë
Znj. Nasrin Pourghazian, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë
SH.T. z. Thomas Kolly, Ambasada e Zvicrës
Znj. Katharina Stocker, Drejtoreshë e Bashkëpunimit Zviceran
SH.S. znj. Marie-Christine Butel, Ambasada e Francës
Z. Donato Giuliani, Shef i Departamentit të Kulturës dhe Bashkëpunimit, Ambasada e Francës
SH.T. z. Christoph Ëeidinger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë Znj. Sandra Horina, Shefe e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim për Kosovën
Znj. Natacha Gomes, e ngarkuar e përkohshme me punë në Ambasadën e Luksemburgut
SH.S. znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë
Z. Peter van der Bloemen, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës
SH.T. dr. József Bencze, Ambasada e Hungarisë
Znj. Krisztina Szabó, Atashe për Ekonomi dhe Tregti
SH.T. z. Jens Erik Grøndahl, Ambasada e Norvegjisë
SH.T. z. Nicholas Abbott, Ambasador i Madhërisë së saj, Ambasada Britanike
Z. Ogasaëara Mitsunori, i ngarkuar i përkohshëm me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë
Z. Massimiliano Paolucci, Menaxher për Vendin, Banka Botërore në Kosovë
Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore per Zhvillim e OKB-së në emër të Ekipit të OKB-së në Kosovë