Gjinia dhe seksualiteti në shoqërinë tonë vazhdojnë të jetë tabu dhe shumë pak të diskutueshme.
Kështu u tha në diskutimin publik të organizuar nga Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut (YiHR).
Ramadan Sokoli nga YiHR, tha se nëpër shkollat dhe librat shkollor duke përfshirë edhe ata universitarë përmbajnë gjuhë fyese për LGBT-të, dhe dallimet gjinore mes femrave dhe meshkujve.
“Në librat tanë shkollor duke përfshirë edhe ata universitar gjuha diskriminuese është e hapur. Për shembull në librin e sociologjisë të klasës së njëmbëdhjetë thotë se truri i femrave është bërë për të folur dhe ai i meshkujve është për të vepruar”, ka thënë Sokoli.
Pjesë e kësaj tryeze diskutuese ishte edhe profesoresha universitare Vjollca Krasniqi, e cila ka thënë se në Kosovë ende ka probleme më dallimin e termit gjini dhe seks.
“Nuk do të thotë që me gjini duhet me e mendua si gjinia femërore ose mashkullore por me gjini kuptojmë edhe religjionin, kulturë. Po lehtësia e gjinisë dhe seksualitetin është me menduar politikisht se kush ka qasje në burime të drejtat e kujt shkëlqejnë dhe në fund ai koncept fuqizues që na ndihmon qartë se kush ka më shumë dhe kush me pak privilegje edhe pse ato fitohen kur je brenda normatives:, ka thënë Krasniqi.
Kurse aktivisti Blert Morina nga organizata Cel Kosova ka thënë komuniteti LGBT nuk është i ndarë por është bashkësi nga komunitete të ndryshme.
“Jemi komuniteti më i diskriminuar. Ndoshta sistemi i arsimit në Kosovë po ndryshon por jo edhe profesorët. Në librat e profesorëve universitar thuhet se homoseksualiteti është pederasti e një lloji tjetër të çoroditjes”, ka thënë Morina.
Ky aktivitet u mundësua nga Programi i angazhimit për Barazi të cilat janë financuar nga Shtetet e Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).