Komuniteti Politik Evropian në nëntor mblidhet në Hungari, vitin e ardhshëm në Shqipëri

Prishtinë | 19 Kor 2024 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shiqpërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria do ta mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Paraprakisht, Komunitetit Politik Evropian do të mblidhet në nëntor në Hungari.

Rama ka thënë se deri dje s’mund të imagjinohej që të respektoheshin si të barabartë në arenën ndërkombëtare, “e të bëheshim stacion europian”.

“…dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë🫶”, ka shkruar Rama.

Ky samit, këtë vit është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjashme