Pekin, 26 nëntor– Shkencëtarët dhe akademikët nga e gjithë bota dënuan sot një kërkim kinez që pretendon se, për herë të parë në histori, ka modifikuar gjenet e dy foshnjave, në një rast me implikime mjekësore dhe etike të thella.
“Eksperimenti mbi njerëzit nuk është normal dhe me shumë mundësi sjell pasoja të rënda”, thuhet në një letër të hapur të nënshkruar nga më shumë se 120 shkencëtarë kinezë nga institucione të ndryshme, përfshirë Tsinguanë, Pekinin, universitetin e Fundanit dhe Akademinë Kineze të Shkencave, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
“Ky transformim i pakthyeshëm i materialit gjenetik njerëzor, që është shumë i pasigurt në shkencë, pa dyshim që do të përzihet në hartën gjenetike njerëzore”, thuhet në këtë letër.
“Sigurisht, është e mundur që fëmijët e lindur këtë herë të jetë të shëndetshëm për një periudhë të kohës, por rreziqet e mundshme ndaj njeriut… janë të pamatshme”, thekson komuniteti i shkencëtarëve.
“Kutia e Pandorës është hapur dhe ne ndoshta kemi një mundësi që ta mbyllim atë para se të jetë shumë vonë”, thonë ata.
Shkencëtari He Jiankui nga qyteti juglindor i Shenzhenit tha se gjenet e dy vajzave kineze janë modifikuar kështu që ato nuk mund të infektohen me HIV.