Bie numri i të infektuarve me HIV në New York

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të reja të infektuar me virusin HIV në New York City ka rënë nën 2,000 për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit në 2001, zbulojnë zyrtarët.

Vitin e kaluar, 1,917 persona nga New York u diagnostifikuan me HIV, nga 2,157 një vit më parë, dhe nga 4,846 në vitin 2001.

Këto shifra vijnë krahas rritjes së numrit të  njerëzve në New York City që marrin PrEP (profilaksi para ekspozimit), një ilaç që zvogëlon rrezikun e një personi për kontraktim të HIV-it me 99 përqind.

Ndërsa normat kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme ndër vite, ky raport i ri tregon një rënie premtuese të normave midis grave, të cilat nuk kanë rënë aq shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme