Konferencë për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturina

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 13:31 | Nga

Qëllimi i kësaj konference është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e sistemeve të integruara për menaxhim me mbeturinat dhe promovimin e politikave të Bashkimit Evropian (BE) dhe projekteve për mbeturina të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Mbajtja e mjedisit të pastër dhe të shëndetshëm jetësor është përgjegjësi për të gjithë. Për këtë arsye, edhe unë si njeriu i parë i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bashkëpunoj me të gjithë bartësit e vendimeve, si dhe ministritë, komunat, me bashkësinë afariste, ndërsa me qëllim të implementimit të suksesshëm të politikave për avancimin me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë”, tha ministri Bashkim Ameti.

Më tej thuhet se shtohet bërthama themelore e aktiviteteve për zbatimin e politikave që do të kontribuojë për përmirësimin e standardeve për menaxhim me mbeturinat në Maqedoni: zgjidhjen e problemeve me anulimin jopërkatës ekologjik të mbeturinave të deponive të “egra” komunale dhe të tjera, të cilat duhet urgjentisht të mbyllen, ose teknikisht të mbindërtohen.

Konferenca është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja: “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integrues dhe financiarisht i vet-qëndrueshëm për menaxhim me mbeturinat në rajonin e Pellagonisë, rajonin e Shkupit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme