Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve.
“Shprehet shqetësimi lidhur me rritjen e fortë, të menjëhershme dhe të njëkohshme nga të gjithë operatorët të çmimit të karburanteve si dhe përfundimet e sondazhit të Qendrës së Studimeve të Konfindustrisë të kryer në muajin gusht 2018,” thuhet në njoftimin për medie të Administratorit të Përgjithshëm të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shkruan EkonomiaOnline.
Sipas Konfindustrisë, kjo është një ndër tri shkaqet kryesore të pengimit të zhvillimit ekonomik.
“Çmimi dhe cilësia e karburanteve konsiderohet nga bizneset si një nga tri shkaqet kryesore të pengimit të zhvillimit ekonomik të vendit,” thuhet në njoftim.