Zyrtarët shëndetësorë në Angli, i kanë konfirmuar 12 raste të reja të sëmurëve me coronavirus, që është rritja më e madhe e të diagnostifikuarve brenda një dite, duke e rritur në 35 numrin e përgjithshëm.
Sipas profesorit Chris Whitty, në Britani të Madhe ishin vetëm tre të sëmurë me coronavirus, por dihet se ata kishin kontakte me dikë, që tashmë infektuar dhe nëpërmjet gjurmimit u gjet se më kënd kanë pasur kontakt.
Vetëm njëri nga pacientët që vjen nga Essexi, i cili nuk ka qenë në ndonjë udhëtim jashtë vendit dhe nuk dihet se si është infektuar me COVID-19. Janë gjashtë të tjerë që kishin arritur nga Italia, ndërsa një prej tyre vinte nga Irani.
Pacientët që kishin udhëtuar së fundmi janë nga Londra, West Yorkshire, Greater Manchester, Hertfordshire dhe Gloucestershire, ndërsa ata iu bashkohen tri rasteve të reja që janë raportuar dje.
Kjo e sjellë në 35 numri e përgjithshëm të personave të sëmurë me coronavirus në Britani të Madhe, përfshirë një në Wales dhe një në Nothern Irland.
Më herët, sekretari i shëndetësisë Matt Hancock ka bërë të ditur se në përpjekje që të ndalohet përhapja e sëmundjes, të gjitha mundësitë janë në tavolinë, përfshirë ndalimin e organizimin e aktiviteteve të mëdha apo mbylljen e tërësishme të qyteteve.
Në mbarë botën, coronavirusi i ka mbytur deri me sot 2,995 njerëz, ndërsa 87,693 janë të infektuar.