Pas ShBA-së, edhe Britania po e shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Olimpiadës në Kinë

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik, Boris Johnson po shqyrton mundësinë e një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022.

Mundësia po shqyrtohet në shenjë proteste kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Kina.

Ministrja e Jashtme Liz Truss është në favor të idesë, të cilën po e shqyrton edhe presidenti amerikan, Joe Biden, raporton reuters.

Qeveria në Londër filloi një “diskutim aktiv” për këtë çështje pasi Uashingtoni njoftoi se delegacioni i tyre mund të mos marrë pjesë në lojëra.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ka ndërmarrë hapa kundër Kinës, si dhe individëve, kompanive dhe subjekteve të saj, për shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut, gjegjësisht ujgurëve mysliman. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme