Më 10 dhjetor Oppo do të prezantojë serinë e re të telefonave Reno5.
Tashmë Oppo ka publikuar imazhet e tyre përmes faqes zyrtare, si dhe disa specifika.
GSMArena raporton se pritet të zbulohen tre telefona nga Oppo më 10 dhjetor – Reno5 5G, Reno5 Pro 5G, dhe Reno5 Pro+ 5G. Megjithatë, Oppo ka publikuar imazhet e dy të parëve, derisa nuk ka bërë të ditur asgjë për modelin Pro+.
The Reno5 5G dhe Reno5 Pro 5G duken të ngjashëm, kanë kamerë prej 64MP. Që të dy mbushen deri në 65W, megjithatë Oppo s’ka bërë të ditur kapacitetin e baterisë së tyre.
Oppo s’ka konfirmuar specifika të tjera të dyshes së Reno5, por shitësi me pakicë kinez JD.com, që është duke pranuar edhe paraporosi thotë se dyshja e Reno5 kanë dy konfirguacione memorizuese – 8GB/128GB dhe 12GB/256GB.
Vanilla Reno5 5G raportohet se ka procesor Snapdragon 765G.
Më 10 dhjetor Oppo pritet të publikojë specifikat e plota të tyre.