Zyrtarisht Mario Gotze po luan sezonin e fundit me Borussia Dortmundin.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori Michael Zorc.
Gotze do të mbushë 28 vjet muajin e ardhshëm dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit.
“Mario do të largohet këtë verë”, tha drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc.
“Është vendim që është marrë nga të dyja palët pas diskutimeve rreth situatës. Ai me të vërtetë është djalosh”.
Milan është favorit për të nënshkruar me mesfushorin, derisa edhe Lazio dhe Roma interesohen për heroin e gjermanëve.