Konfirmohet interesimi i Bayernit për Fisnik Asllanin

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Bayern ka rikthyer interesimin për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te TSG Hoffenheim.

Sipas “Fichajes”, klubi bavarez po kërkon një qendërsulmues që mund t’i japë pushim Harry Kane pa rrezikuar fuqinë ofensive të ekipit dhe Asllani shihet si zgjidhje ideale, transmeton Klankosova.tv.

Reprezentuesi kosovar ka bindur me paraqitjet e këtij sezoni, duke regjistruar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje zyrtare.

Me një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2029, 23-vjeçari shihet si investim strategjik për të ardhmen e sulmit të Bayernit.

Të ngjashme