Konfirmohet, Ismet Munishi trajner i Dukagjinit

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Klubi i futbollit, Dukagjini e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Ismet Munishi që ai ta udhëheq skuadrën nga Klina në sezonin e ardhshëm, raporton Ekonomia Online.

Përmes një deklarate për media, KF Dukagjini thuhet se të dyja palët janë shprehur të përkushtuara që ta ngrisin klubin.

“Sot në zyrët e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme