Konfirmohet lëndimi i Muslijës, humbet pjesën e mbetur të sezonit

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Florent Muslija ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Ai u lëndua në ndeshjen e Bundesliga 2 ndaj Holstein Kiel, ku dyshohet se ka këputur ligamentet.

Si pasojë e këtij lëndimi, Muslija nuk do të jetë më në dispozicion për pjesën e mbetur të edicionit.

Mesfushori kosovar këtë sezon ka regjistruar 30 paraqitje me skuadrën e Düsseldorf-it, duke shënuar 5 gola dhe 6 asistime.

Të ngjashme