Football Leaks që është duke publikuar dokumente sekrete e konfirmon raportimin e Marca para disa muajsh, se Real Madridi kishte marrëveshje me Kylian Mbappen.
Sulmuesi francez ka kaluar nga Monaco te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2017, por më herët ka pasur një marrëveshje me Real Madridin.
Marca e kishte publikuar e para lajmin dhe detajet e marrëveshjes që vlente në atë kohë 180 milionë euro.
Madje lajmi ishte publikuar në faqen e parë të gazetës me 26 korrik 2017.
Sot është L’Equipe që publikon shkrimin me detaje nga Football Leaks.
“Ka pasur një marrëveshje në mes Real Madridit dhe Monacos, por lojtari përfundimisht vendosi që ai të shkojë në Paris dhe PSG”, thuhet në njoftim.
Lojtari po shkëlqen te PSG dhe Kombëtarja e Francës dhe shihet si e ardhmja e madhe e futbollit.