Konfirmohet, Sorensen nesër në Kosovë

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin këtë javë.

Kështu e ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, emisari evropian pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja shteteve. Në Kosovë, ai do të ketë gjithashtu një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Vizita e Sorensen do të nisë më 14 janar në Prishtinë, ndërsa më 15 janar ai do të qëndrojë në Beograd.

Të ngjashme