Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, do të asgjësohen 192 krerë bagëti

Prishtinë | 24 Qer 2025 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet konfirmojnë shpërthimin e vatrës së dytë të murtajës në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Vatra ndodhet në një fermë në pronësi të Enkel Shkembasit, ku pritet të asgjësohen rreth 192 krerë bagëti.

Rreziku në zonë konsiderohet i lartë, pasi pranë fermës ndodhen edhe shumë krerë të tjerë bagëtie, me më të afërtin në vetëm 500 metra largësi. Në total, rreth 5,000 krerë janë të ekspozuar ndaj infeksionit.

Aktualisht, po vijojnë të gjitha procedurat për asgjësimin e bagëtive të prekura, si dhe monitorimi i perimetrit brenda një distancë prej 3 kilometrash për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Të ngjashme