Autoritetet filipinase kanë bërë të ditur se një udhëheqës i aleancës pro-ISIS, është vrarë gjatë një konflikti të armatosur midis forcave ushtarake dhe militantëve.
“Është konfirmuar se Abu Dar është vrarë”, ka thënë sekretari i mbrojtjes Delfin Lorenzana, shkruan Reuters.
Abu Dar kishte udhëhequr grupin Dawla Islamiya, një aleancë militantësh që është pro ISIS-it, në Filipinet jugore.
Raportohet se gjatë konfliktit të armatosur janë vrarë edhe këtë rebelë të tjerë.