Konfirmohet vizita: Trump premton se Mbreti do të jetë “shumë i sigurt”

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Është konfirmuar se vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Charles në ShBA do të zhvillohet sot pavarësisht të shtënave në Uashington.

Donald Trump komentoi vizitën në intervistën e tij mbrëmë në “60 minutes” të CBS News, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj se është shumë mirë, ai do të jetë shumë i sigurt”, tha Trump në intervistë.

“Territori i Shtëpisë së Bardhë është vërtet i sigurt”.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se nuk kishte asnjë tregues nga autoritetet se kishte kërcënime shtesë ndaj tij ose zyrtarëve të tjerë.

Të ngjashme