Konfirmojnë nga Emergjenca – Sokol Halili u soll pa shenja jete

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 15:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Specializanti i Klinikës Emergjente në QKUK, Florim Bekteshi, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili është sjellë pa shenja jete, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka treguar se ku i kishte plagët i dyshuari, duke sqaruar se ata i kanë kryer të gjitha ekzaminimet.

“Sot rreth orës 14:00 nga autoambulanca e qytetit të Shtimes është ardh një rast ku pas ekzaminimit ka qenë pa shenja jete pra i gjithë i zbehur dhe e kemi konstatuar plagën”.

“Për plagë duhet pyetur IML-në. Të gjitha ekzaminimet që duhet bërë ne i kemi kryer”, tha ai.

Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën.

Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur. Sipas Sveçlës, policia ka tentuar të negociojë dorëzimin por 31-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke qëlluar veten.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/varroset-hamide-magashi-shtatzena-qe-u-vra-ne-oborrin-e-gjinekologjise/

Të ngjashme