Sasi rekord kokaine u kapën në Evropë në vitin 2020, sipas të dhënave të reja nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA).
Numri i sasive të kapura të kokainës është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë dhjetë viteve të fundit, duke arritur në 214.59 tonë në vitin 2020, që është një rritje prej 6 për qind nga një vit më parë.
Belgjika pa sasinë më të madhe të konfiskuar të kokainës në vitin 2020 nga vendet e raportuara, me 70,25 ton të futur.
Holanda renditej e dyta, me 48,89 tonë të përftuar, ndërsa Spanja renditej e treta me 36,9 ton.
Këto tre vende përbënin 73 për qind të totalit evropian të vitit.
Sipas EMCDDA, rekorde të reja u vendosën gjithashtu në Greqi (1.8 ton), Bullgari (1 ton), Poloni (3.9 ton) dhe Turqi (2 ton).
Ndërsa për Shqipërinë nuk ka të dhëna në raport për sa i përket konfiskimeve të kokainës.
Faqja zyrtare e internetit shpjegon se vendet e Europës Lindore nuk janë të lidhura tradicionalisht me trafikun apo konsumin e kokainës.
Kjo tregon se “pikat e hyrjes së dërgesave të kokainës po diversifikohen dhe se tregjet e konsumit të kokainës po zhvillohen në Evropën Lindore, përfshirë Turqinë”, sipas raportit.
Tendenca në rritje duket se do të vazhdojë, pasi të dhënat e disponueshme për vitin 2021 nga disa vende tregojnë se në BE u kapën sasi edhe më të mëdha kokaine se një vit më parë, me Belgjikën që pa gati 92 tonë të sekuestruara, pothuajse ekskluzivisht në portin e Antwerpen.