Të enjten, Policia e Kosovës ka parandaluar trafikimin e mbi 33 kilogramëve marihuanë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.
Në lidhje me këtë rast ishte arrestuar një i dyshuar.
Një ditë pas, policia ka gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast.
Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë.
“Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar, më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast. Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndryshe, më 22 shkurt, Policia e Kosovës ka parandaluar trafikimin e mbi 33 kilogramëve marihuanë në kufirin e Kosovës me Shqipërinë.
Në një njoftim zyrtar, Policia kishte bërë të ditur se operacioni është realizuar në bjeshkët e fshatit Vermicë.
Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni, dy persona të dyshuar jishin vërejtur duke hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore.
Personat e dyshuar bartnin ngarkesa të dyshuara në shpinë dhe kanë lëshuar këto ngarkesa pasi janë urdhëruar të ndalohen nga zyrtarët policorë.
Një prej tyre kishte arritur të ndalohet nga policia.
Ngarkesa e dyshuar ka qenë e vendosur në dy çanta, duke përfshirë 11 paketime me një peshë prej 33.800 kilogramësh.