Konfiskohen mbi 45 kilogramë substancë narkotike dhe arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ”blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të martën ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, nën dyshimin e bazuar se disa persona po kryenin veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, dhe personat e cekur më poshtë janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës gjatë shitblerjes së substancës së dyshuar narkotike.
Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit të parë, me ç’rast janë konfiskuar:
45.8 kg substancë narkotike;
4 telefona mobilë;
Një veturë e tipit golf V.
Është njoftuar edhe prokurori kompetent dhe me vendim të tij të dyshuarit e lartcekur dërgohen në qendrën e mbajtjes prej 48 orë.