Mëngjesin e sotëm njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion në fshatin Hajvali të Prishtinës ku është bërë bastisja e dy lokacioneve. Me ç’rast janë sekuestruar armë dhe municion.
“Operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:
Një armë automatike AK 47,
Një pistoletë e tipit Zoraki,
Një pistoletë e tipit Beretta, si dhe
Gjashtë (6) Fishek të armës automatike AK 47.
Ndërkohë që policia ka gjetur armët e sipër cekura, ndaj të dyshuarit;
XH. B, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka iniciuar rastin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.