Konfiskohen armë në shtëpinë e një serbi në Gjilan i cili dyshohet për vjedhjen e 37 koshereve bletë

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan ka konfiskuar armë në shtëpinë e një të dyshuari për vjedhjen e 37 koshereve bletë. Kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit dyshuarit D.V. (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Parteshi është bërë që me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:1. Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,2. Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë3. Një (1) pushkë ajrore4. Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm5. Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×396. Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15, 7. Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15 8. Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Të ngjashme