Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në
Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative më theks të veçantë te shtënave me Arme zjarri, dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim dhe
rritë pasigurinë për banorët.
Prandaj, me qëllim te parandalimit te ndonjë incidenti dhe largimin e armëve qe janë ne posedim të paligjshëm , Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.
Me datë 12.05.2021, Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësitë tjera operative, ka kryer kontroll (bastisje) të një objekti të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne fshatin Gollubovc, dhe në një Auto sallon në fshatin Kijevë.
Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm:
M.H. viti i lindjes 1981
B.P. viti i lindjes 1972
Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) në të dy lokacionet në cilësi të provave
materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:
një (1) Armë automatike AK 47 i modifikuar, cal. 7.62 mm
një (1) Pistoletë -Model 75, cal. 9 mm
një (1) Pistoletë lloji i panjohur, cal. 7.65
një (1) Pistoletë –Zigana FC, cal. 9 mm
244 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm
1 karikatorë të armës automatike,
3 karikatorë të pistoletave.
Përveç provave te lartcekura në Auto sallonin në fshatin Kijevë janë gjetur :
5 automjete të pa doganuara, është njoftuar Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në
vendngjarje dhe janë duke u marrë me rast,
Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.