Konfiskohen katër armë dhe arrestohen katër persona

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 16:14 | Nga

Policia e Kosovës bën të ditur se në kuadër të fushatës së parandalimit të të shtënave në ahengje, njësitë policore gjatë vikendit në rajonin e Mitrovicës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme.

Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përfshi zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt.

Reagimi i shpejt policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, që fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.

“Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës, ’përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme