Konfiskohen sasi e madhe e armatimit, 30 vetura dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milionë euro

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu, janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion euro.

Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.

Të ngjashme