Është arrestuar një person pasi që ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit TT me një karikator dhe 8 gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga arma e konfiskuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas është intervistuar, është liruar në procedurë të rregullt.