Në stacionin policor në Deçan përmes rrugëve operative, kanë siguruar informacione se i dyshuari RR.K. i lindur me 1966 e kishte ekspozuar në rrjetet sociale dhe në fotografi shihej me një armë zjarri.
Pas identifikimit të personit të dyshimtë i njëjti është arrestuar dhe sjellë ne stacionin policor në Deçan, dhe është intervistuar.
Gjatë intervistimit i dyshimti ka pranuar se posedon armën të cilën e mbante në mënyre ilegale.
Njësitë relevante kanë bërë bastisjen e të shtëpisë të dyshuarit ku ishte e fshehur arma e njëjta është konfiskuar.
1. Një(1) Pushkë automatike”AK-47”, cal.7.62x39mm, prodhim Kinez, nr.serik:62361.
2. Një(1) karikator i së njëjtës armë.
3. Nentë (9) fishek te kalibrit 7.62x39mm
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personi i arrestuar është liruar në procedurë te rregullt.