Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet (kombi) me të cilin po kryhej kontrabandë me cigare, në Zubin Potok.
Pasditen e së hënës, Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet (kombi), me të cilin po kryhej kontrabandë me cigare në Zubin Potok.
Ai është dërguar në Doganë.
Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, lidhur me rastin në fjalë nuk ka ndonjë të arrestuar.
“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok, kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë”, thotë ai.