Konfiskohet një veturë në Merdare

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është konfiskuar dje në pikën kufitare në Merdare, pasi sipas policisë e njëjta dyshohet se nga viti 2015 nuk posedon regjistrim nga vendi që ka origjinë dokumentacioni i veturës.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se vetura është konfiskuar pasi i ka ikur obligimeve të detyrueshme doganore.

Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

SHMANGIE NGA TARIFAT DOGANORE

SPK-Merdare 25.12.2021 – 22:00. Derisa i dyshuari mashkull kosovar  ka qene duke e ngasur automjetin me targa te huaja është  ndaluar nga policia dhe gjate verifikimit te dokumentacionit ka dyshim të bazuar se vetura e njëjtë që  nga viti 2015 nuk posedon regjistrim  nga vendi që  kanë  origjinë dokumentacioni i veturës. E njëjta veture është  konfiskuar  pasi që  i ka ikur  obligimeve të  detyrueshme Doganore. I  dyshuari pas intervistimit me vendim të  Prokurorit lirohet në procedurë  të  rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme