Gjenerali i Libisë, Khalifa Haftar, forcat e të cilit po luftojnë qeverinë e mbështetur nga OKB në kryeqytetin Tripoli, ka lënë bisedimet në Moskë pa nënshkruar asnjë marrëveshje, sipas raporteve të mediave.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, takimet me gjeneralin Haftar dhe Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) filluan të hënën.
Të dy Rusia, e cila mbështet gjeneralin Haftar dhe Turqia, e cila mbështet GNA, ishin prapa përpjekjeve për të arritur një armëpushim.
Marrëveshja kishte për qëllim t’i jepte fund nëntë muaj luftimeve rreth kryeqytetit.
Dhuna filloi në prill kur Gjeneral Haftar njoftoi një ofensivë për të marrë qytetin nga autoritetet e mbështetur nga OKB.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij do t’i “jep një mësim” gjeneralit Khalifa Haftar nëse ai rifillon sulmet e tij ndaj forcave të GNA në Tripoli.
Roli i aktorëve ndërkombëtarë në konfliktin libian është përqendruar në muajt e fundit, me Turqinë që miratoi një ligj për të vendosur trupa për të ndihmuar forcat e GNA që luftojnë në Tripoli.
Ndërkohë, Gjeneral Haftar është mbështetur edhe nga Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, duke ngritur frikën se Libia e pasur me naftë mund të bëhet “teatri i një konflikti rajonal”.
Ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte thënë se Berlini do të organizojë një raund tjetër të bisedimeve të paqes libiane për të mbështetur përpjekjet e Turqisë dhe Rusisë më vonë në janar.