Konfuci, Çërçilli dhe politikanët mediokër shqiptarë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 10:13 | Nga Enriko Çeko

Konfuci, para qindra vitesh, pak a shumë, ka thënë: “Nëse mbjell sallatë mund të jetosh mirë një vit, nëse mbjell pemë mund të jetosh mirë dhjetë vite dhe nëse mbjell arsim jeton mirë 100 vite”.  Çurçilli, para dhjetëra vitesh, pak a shumë, ka thënë: “Një politikan mediokër mund të parashikojë çdo të ndodhë përafërsisht për një vit, një politikan i zakonshëm mund të parashikojë çdo të ndodhë përafërsisht dhjetë vite dhe një burrë shteti mund të parashikojë se çdo të ndodhë në 100 vitet e ardhshme.” Pra, nëse bashkojmë Konfucin me Çurçillin, del se një politikan mediokër mbjell sallatë, një politikan i zakonshëm mbjell pemë dhe një burrë shteti mbjell arsim.

Në rreth 50 vitet e regjimit të kaluar kishim një politikan mediokër që u betua për ngrënien e barit, ndërsa në këto 5 vitet e fundit kemi mbjellë kanabis ilegal, si rezultat i politikanëve mediokër, pra këta nuk janë të aftë as të mbjellin sallatë, pra nuk janë të aftë as edhe të parashikojnë për një periudhë një vjeçare, kështu që nuk janë minimalisht as edhe politikanë mediokër. Pra, këta nuk janë të aftë të qeverisin Shqipërinë, kështu që e vetmja mundësi për vendin është dorëheqja e këtij kryeministri që nuk është as kryeministri i Shqipërisë dhe as kryeministri i shqiptarëve. Këta që drejtojnë sot janë thjesht ca njerëz më keq se mediokër, pa principe, pa ide, pa parime e pa ideologji. Këta nuk dinë të manaxhojnë burimet natyrore, burimet njerëzore dhe burimet financiare.

Duhet një qeveri tranzitore, e cila duhet t’u kthejë qytetarëve tre gjëra shumë të rëndësishme. Duhet një qeveri tranzitore që t’u kthejë qytetarëve institucionet sepse institucionet aktuale nuk punojnë për qytetarët. Punojnë për pushtetarët. Duhet një qeveri tranzitore që t’u kthejë qytetarëve ligjin, sepse ligjet aktuale janë ligje speciale, ligje të bëra për klientët e qeverisë.  Duhet një qeveri tranzitore që t’u kthejë qytetarëve buxhetin e shtetit, sepse buxheti i shtetit edhe pse është rreth 5 miliardë euro nuk shërben aspak për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Buxheti i shtetit formohet nga paratë që paguajmë ne, qytetarët dhe bizneset, janë paratë e taksapaguesve dhe si të tilla, akëto para duhet t’u kthehen shumëfish qytetarëve të këtij vendi dhe ky është edhe objektivi kryesor i një buxheti shtetit, kur vendi qeveriset nga një qeveri serioze, por, në fakt, buxheti i shtetit shkon në xhepat e pushtetarëve nëpërmjet koncesioneve, prokurimeve publike dhe partneritetit publik – privat dhe kjo është arsyeja që buxheti i shtetit nuk ka para të mjaftueshme për arsimin e fëmijëve dhe të rinjve, që buxheti i shtetit nuk ka para të mjaftueshme për shëndetësinë dhe shëndetin e qytetarëve, që buxheti i shtetit nuk ka para të mjaftueshme për bujqësinë, ushqimin, rendin publik, ushtrinë, etj, prandaj kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë nga drejtimi i vendit sepse është një qeverisje edhe më keq se një qeverisje mediokre dhe ky kryeministër duhet që të mos drejtojë më sepse është edhe me keq se një politikan mediokër.

Të ngjashme