Kongresi i SBASHK-ut rizgjedh Rrahman Jasharajn kryetar

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 20:54 | Nga

Delegatët e Kongresit të 7-të të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) e kanë rizgjedhur Rrahman Jasharajn kryetar edhe për një mandat n] kryes të kësaj organizate.

Sipas një njoftimi dërguar medieve, delegatët e SBAShK-ut e kanë vlerësuar punën dhe angazhimet e kryetarit të deritanishëm, Jasharaj, dhe për këtë punë të mirë që ka bërë në shërbim të anëtarësisë e shpërblyen me votën e tyre edhe për një mandat.

I pari që i uroi rizgjedhjen Jasharajt ishte kundër-kandidati i tij, Alush Maloku.

Po ashtu delegatët kanë zgjedhur Komisionin Mbikëqyres, Komisionin Statutar dhe anëtaret e Këshillit Drejtues.

Në kongresin e mbajtur të shtunën, delegatet kanë bërë plotësim/ndryshimin e Statutit dhe kanë nxjerre pesë rezoluta:
1. Rezolutën për te ardhmen e Profesionit të Mësimdhënies
2. Rezolutën për pensionimin e parakohshëm dhe për pensione dinjitoze të punëtorëve të sëmurë rëndë
3. Rezolutën mbi Dokumentin e politikave të arsimit “Ndërtimi i të ardhmes përmes edukimit cilësor”
4. Vendosja e prioriteteve për të zhvilluar planin e veprimit për barazi, shumëllojshmëri dhe gjithëpërfshirje dhe
5. Rezolutën për veprimet e filluara sindikale

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme