Kongresistët amerikanë pa marrëveshje, rrezikohet rimbyllja e qeverisë

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Bisedimet midis republikanëve dhe demokratëve të Kongresit Amerikan, që kanë për qëllim shmangien e një mbylljeje të qeverisë amerikane, janë pezulluar pa ndonjë marrëveshje.

Negociatorët shpresonin të arrinin një marrëveshje të hënën për t’i dhënë Kongresit kohë për të kaluar legjislacionin deri të premten, kur mbaron marrëveshja e financimit federal të muajit të kaluar.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes ka të bëj me këmbënguljen e Presidentit Donald Trump në një projektligj që financon një mur ndarës në kufirin SHBA-Meksikës.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, që zgjati 35 ditë, ishte më e gjata në historinë amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme