Ekonomia Online
FUNDIT

Kongresmenët amerikanë, ftesë për dalje masive në referendum në Maqedoni

Kongresmenët amerikanë, ftesë për dalje masive në referendum në Maqedoni

Kongresmenët amerikan japin mbështetje të fuqishme për referendumin e çështjes së emrit. Përfaqësuesi i Qeverisë amerikane Bill Flores, sot për Alsat tha se integrimi në NATO dhe referendumi janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë. Ai shfrytëzoi rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin dhe […]

Kongresmenët amerikan japin mbështetje të fuqishme për referendumin e çështjes së emrit. Përfaqësuesi i Qeverisë amerikane Bill Flores, sot për Alsat tha se integrimi në NATO dhe referendumi janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë. Ai shfrytëzoi rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve që në numër sa më të madh të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre më 30 shtator.

Ne besojmë se referendumi dhe integrimi në NATO janë një mundësi e mirë për popullin e Maqedonisë, andaj ne me të vërtetë shpresojmë që populli të dalë dhe të votojë në referendum – tha Bill Flores, Kongresmen i Shteteve të Bashkuara.

Kongresmenët sot zhvilluan takime me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Të njëjtit u ndanë shumë të kënaqur nga takimi, duke vlerësuar se shoqëria civile në Maqedoni është shumë aktive, gjë e cila kongresmeni Geri Konoli tha se është për t’u përshëndetur.

Ishte një takim i mirë. Shoqatat civile janë të me të vërtetë aktive këtu në Maqedoni dhe ne jemi shumë të lumtur që është kështu. Sot biseduam për qasjen e tyre në aktivitetet që ndodhin -deklaroi Gerry Connolly, Kongresmen i Shteteve të Bashkuara.

Delegacioni amerikan zhvilloi takime edhe me zëvendës-kryeministren njëherazi edhe ministre e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila tha se morri mbështetjen e plotë të amerikanëve për referendumin dhe anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes shkruhej se kongresmenët e kanë përgëzuar Qeverinë e re për reformat dhe hapërimin euro-atlantik. Pesë kongresmenët e Shteteve të Bashkuara Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs. Bill Florez të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli dje u takuan me kreun e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Të ngjashme