Doug LaMalfa, një kongresmen republikan nga Kalifornia, ka vdekur papritur në moshën 65 vjeç, njoftuan kolegët e tij të martën, ka raportuar BBC.
Presidenti Donald Trump i bëri një homazh LaMalfa-s, duke thënë se donte “të shprehte hidhërimin tonë të madh për humbjen e një anëtari të shkëlqyer – një anëtari të shkëlqyer, të shkëlqyer, të shkëlqyer”.
Shkaku i vdekjes së kongresmenit nuk u bë menjëherë i qartë. LaMalfa ishte një ish-fermer orizi i zgjedhur në kongres në vitin 2013. Ai u përqendrua në çështjet e ujit dhe bujqësisë gjatë mandatit të tij.
Vdekja e tij uli shumicën tashmë të hollë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në vetëm disa vende, pas dorëheqjes të hënën të ish-aleates së Trump, Marjorie Taylor Greene.