Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth kishës ortodokse në Kampusin Universitar të UP-së.
Ai ka thënë se ka parë një dokument origjinal se si kjo kishë ka bërë thirrje për luftë, dokument të cilin e posedon Shkuri Aliu i cili ka qenë dyshimtar në gjyqin e Hagës.
“Ky dokument është thirrje zyrtare që kisha ortodokse serbe ua bënte për mobilizim për luftë të rinjve dhe të moshës madhore. E kamë parë dokumentin se si kisha ortodokse serbe ju bënte thirrje për mobilizim në luftë, me emër e mbiemër personave. Kjo kishë duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur në Ballkan”, ka thënë Konjufca.
“Kisha Ortodokse Serbe bashkë me Akademinë e Shkencave dhe Millosheviqin kanë qenë trinomi i prodhimit dhe ekzekutimit të doktrinës së supremacisë dhe hegjemonizmit serb. Kjo doktrinë kulmoi gjatë periudhës ë Millosheviqit dhe shkaktoi gjenocid, në veçanti ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se deklarata e presidentit Thaçi për mbrojtjen e kësaj vepre monstruoze të Millosheviqit është më shumë se neveritëse.
“Ah sikur ta mbronte kështu edhe Mitrovicën, Qakorrin dhe lapidarin e rrëzuar të UÇK-së në Preshevë më mirë do ti kishim punët”, ka thënë në fund Konjufca