Konjufca deklarohet pas takimit me kryetarin e Bundestagut gjerman

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryekuvendari Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, është pritur sot nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut Wolfgang Schauble.

Në këtë takim të dy homologët diskutuan rreth zhvillimeve historike e politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë̈, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Kryekuvendari Konjufca falënderoi kreun e Bundestagut gjerman, Schauble, për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të jap për Kosovën.

Në takim u konfirmua se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Gjatë takimit, kryekuvendari Konjufca shoqërohej nga shefi i Stafit Ilir Kërçeli, ambasadori Beqë Cufaj dhe diplomatja Valëza Oruqi. ​

Të ngjashme