Konjufca: Demaçi ka qenë frymëzim për brezat, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 09:31 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Adem Demaçin e ka konsideruar si figurën më të rëndësishme të popullit shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Ai pohoi se baca Adem ka qenë në krye të popullit të Kosovës që nag vitet e 50-ta e deri në vitin 1998 kur u vendos në ballë të UÇK-së.

Konjufca pohoi se ai ka qenë frymëzim për brezat dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë, raporton EO.

Këto komente ai i bëri pas homazheve që bënë të varri i Demaçit në pesëvjetorin e vdekjes.

“Është vërtetë e rëndësishme që ta kujtojmë figurën më të shquar të popullit shqiptar. Ai ishte në krye të popullit tonë duke filluar prej viteve të 50 e deri në vitin 1998 kur ishte në ballë të UÇK”.

“…gjithmonë i ka frymëzuar brezat, ka lënë gjurmë të pashlyeshme e ka vend të rëndësishme në historinë tonë”.

Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov.

Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme