Mendoj se partinë Vetëvendosje duhet ta udhëheqë Glauk Konjufca.
Mbrëmë në TV Dukagjini, Glauku ishte një diplomat i vërtetë, derisa Albinit në intervistat e fundit po shihet që i ka humb “rruga në oborr”.
Me duket se Glauku është i vetmi në VV, i cili e ka kuptuar që as partia dhe as qeveria nuk udhëhiqet me kokëfortësi,inate dhe këshilltarë llaskuca.
Glauku i ka kuptuar gabimet e Vetvendosjes nëpër vite dhe duket se i ka kuptuar edhe gabimet e qeverisë Kurti në hapa.
Glauku është i pari në VV që ka thënë se nuk duhet të këtë vija të kuqe me asnjë parti.
Ai ka dëshmuar se është bashkepunues me partitë politike nē Kosovë, por edhe me ndërkombëtarët.
Albinin mund ta lëvderojmë për shumë gjëra, por duhet kritikuar sa herë që mendojmë se ka gabuar.