Konjufca e prezanton Albin Kurtin zëvendëskryeministër dhe ministër të MPJD-së

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë, e ku Albin Kurti është propozuar Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa Donika Gërvalla zv.kryeministre dhe ministre e Drejtësisë.

Lista e plotë:

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër dhe minstër për Çështje të pakicave: Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Veshall.

Të ngjashme