Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dhënë të drejtë opozitës lidhur me futjen në rend të ditës të mocionit për formimin e Komisionit Hetimor, gjë që u kundërshtua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Arsyeja pse po e mbështet opozitën sipas Konjufcës, është se në të njëjtën pozitë ka qenë edhe ai më parë.
Konjufca tha se edhe ai sa ishte shef i Grupit Parlamentar të VV-së, i ishte mohuar e drejta për të formuar Komision Hetimor.
“Deputetë uluni në vendet e tuaja, se du me ja dhënë vet një interpretim kësaj pune sepse nuk po funksion ndryshe. Unë du me i dhënë të drejtë pjesërisht opozitës. Po du me i dhënë të drejtë opozitës, sepse atëherë kam qenë kryetar i Gruipit Parlamentar kur na është mohuar kjo çështje dhe kam dalë e kam thënë qe është gabim”, tha ai.
“Për me qenë në konsistencë me këtë interpretim që e kam pasur atëherë mendojë se duhet të hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision parlamentar. Pastaj mazhoranca me votë e determinon nëse do ta votojë apo jo këtë komision”, deklaroi më tutje Konjufca.