Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë informata të sakta se një grup terroristësh janë duke u trajnuar në Serbi për të sulmuar Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, Kosova është e gatshme dhe e koordinuar më të gjithë aleatët që t’i bëjë ballë çfarëdo sulmi të mundshëm nga Serbia.
“Ne si institucione Mendoj se qëndrojmë të unifikuar sa i përket këtyre tri kushteve. Serbia e ka marr pozicioni që nuk e zbaton marrëveshjen, për Kosovën ajo marrëveshje ishte e favorshme. Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe mbi bazën e mos nënshkrimet nuk po e zbaton. E dyta për kriminelët Radojiçiq që e ka pranuar fajin, ai ndodhet i lirë në Serbia dhe vepra e tij në Serbi po trajtohet me e lehtë se ai ta kishte shkelur ndonjë rregull trafiku. E ka mbrojtjen shtetërore të Serbisë. Derisa ne po flasim këtu, institucionet tona kanë informacione të sakta se një grup tjetër prej qindra personash po bëjnë të njëjtën gjë, po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por, ne në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë, që ta përballin çfarëdo që na vjen ose sulm ose provokim nga an e Serbisë. E treta letra e Brnabiqit, ajo thotë se klauzolat e marrëveshjes së Brukselit do t’i zgjedhin sipas dëshirës. Kjo i ka dhënë goditje kësaj marrëveshje”, ka thënë ai.