Konjufca: Kosova ka kthim mbrapa në disa fusha, shkak ngecjet në zbatimin e ligjeve për barazi gjinore

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 10:47 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në kanë mbajtur konferencën rajonale “Perspektiva parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se lufta për barazi gjinore është e gjatë, dhe se në të nuk duhet të ketë kompromise.

Konjufca po ashtu tha se Kosova ka progres të vogël në disa fusha e në disa edhe kthim mbrapa. Krejt kjo sipas tij, po ndodh për shkak të ngecjes së zbatimit të legjislacioneve në fuqi për barazi gjinore dhe kundër diskriminimit gjinor.

“Më vjen mirë që Kuvendi Kosovës është nikoqir i kësaj konferencë të rëndësishme rajonale.  Platforma të tilla të diskutimit na shërbejnë për ti ndarë mendimet dhe ti bashkërendojmë veprimet tona me rajonin. Në disa aspekte ka progres të vogël, e në disa edhe prapakthim. Kjo na vetëdijëson edhe me shumë se ishte një ëndërr e bukur e se duhet në shumë punë qe të arrihet”.

“Kosova u bë pjesë e kësaj agjende dhe pastaj edhe Kuvendi e themeloi brenda vetes një trup qe merret me këto objektiva, ne përmbushjen e tyre deri ne vitin 2030, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm. Shpresoj që kjo konference të na ndihmojë ta shohim më mirë se cilat janë sfidat dhe si mund të ecim përpara.  Baza e jetës tonë është barazia mes burrave dhe grave.  Është një luftë e gjatë, aspak e lehte në të cilën nuk duhet të ketë kompromise. Tregu i punës ka qenë shumë me i ashpër në të kaluarën. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur pot mbetet ende e vogël”.

Ai tha se Kosova ka të gjitha legjislacionet e nevojshme për barazinë gjinore dhe kundër diskriminimit, por se mungon zbatimi.

“Problemet më të mëdha që kanë të bëjnë në arritjen e barazisë mes grave dhe burrave mbesin te zbatimi”.

Ndërsa, Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, tha se konferenca ka për qëllim ndarjen e nevojave dhe praktikave rajonale.

Rexhepi tha se duke arritur barazinë gjinore, familja e gjithsecilit por edhe zhvillimi ekonomik ndikohen pozitivisht.

“Jemi këtu që t’i ndajmë të gjitha nevojat dhe praktikat në rajon dhe të pyesim se çka mund të bëjmë se bashku. Kemi një qëllim fisnik. Ajo që dëshirojmë të arrijmë edhe të lidhur me te drejtën sociale. Barazinë gjinore dhe shanset e njëjta për meshkujt dhe femrat. Këto qëllime janë të ndërlidhura me familjen tonë, fëmijët tonë e në fund edhe me zhvillimin ekonomik”.

“Ligji jonë për barazinë gjinore ka dispozita të përfaqësojë gratë në të gjithë sektorët. Kuota jonë 30% në kuvend dhe institucione është kuota me e mirë ne rajon. Kjo shihet edhe ne zgjedhjet e vitit 2021, ku është rritur pjesëmarrja e grave. Kemi shumë punë për barazinë gjinore. Duhet të fokusohemi ne zhvillimin e politikave të mëtutjeshme”.

Visare Mujku – Nimani nga UNFPA tha se prioritet duhet të jenë politika gjinore, raporton EO.

“Politika gjinore duhet të jenë prioritet. Stereotipat dhe barazitë si për individë dhe zhvillim të shoqërisë ka një barrë për shteti. Duke parë vështirësitë e jetës vërejmë që qifte kanë më pak fëmijë. Nga kjo edhe shtetet përfitojnë dhe me qef do t’i dëgjojmë vështirësitë dhe ato që i hasni në këto territore të pa shkelura sa i përket këtyre temave”.

Të ngjashme