Konjufca: Kryeministri dhe ministrat e kanë obligim t’iu përgjigjen deputetëve

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 12:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit. Glauk Konjufca, tha se kryeministri dhe ministrat e kanë obligim t’iu përgjigjen pyetjeve parlamentare, raporton Ekonomia Online. Ai foli edhe për mosvotimin e marrëveshjeve nga ana e opozitës, derisa theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë pro votimit të këtyre marrëveshjeve.

“Së pari, sa i përket pyetjeve parlamentare, po jap qëndrimin tim. Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare.  Edhe në çdo mospërgjigje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë”.

“Tek e fundit, ekziston në përgjegjësi publike të personave që të jenë të përgjegjshëm para Kuvendit të Kosovës, e në këtë rast Qeveria e ministrat”.

“Por, kjo qenë e keni dëgjuar edhe vetë një pozicionim politik i qeverisë së Kosovës e cila nuk është brenda rregullave të Kuvendit. Edhe këtë e ka ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Por, unë i përgëzoj edhe njëherë marrëveshjen, njëfarë lloj marrëveshje që është arritur në mes grupeve të mazhorancës”.

“Lidhjen Demokratike nuk po e shti në këtë, sepse Lidhja Demokratike gjithmonë ka qenë sa i përket votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Tash varet krejt prej mobilizimit të deputetëve dhe përgjegjësisë që ata të vijnë këtu, nëse këto tri grupe parlamentare i kanë deputetët e tyre, atëherë unë mendoj që Kuvendi mund t’i kalojë këto marrëveshje ndërkombëtare”.

Të ngjashme